TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2025, 10:06

“Je nën shantazhin e SPAK”, avokati i Metës sulmon Irena Gjokën: Ke hallet e tua

Shkruar nga Pamfleti

“Je nën shantazhin e SPAK”, avokati i Metës sulmon Irena

Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, tha se gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, e cila duhet të vendosë lidhur me dosjen e SPAK në ngarkim të kreut të PL-së, është nën shantazhin e Prokurorisë Speciale.

Cakrani u shpreh se pas konsultimeve me klientin e tij, Ilir Meta, do të ketë edhe një qëndrim në raport me gjyqtaren e seancës paraprake.

Në GJKKO është shtyrë për të dytën herë rradhazi zhvillimi i seancës ku do të përcaktohet nëse dosja e SPAK në ngarkim të Ilir Metës do të kalojë ose jo për gjykim.

Cakrani në një prononcim për mediat tha se gjyqtarja Irena Gjoka vendosi shtyrjen e seancës pasi mungonte një nga avokatët.

"Do mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat i një të pandehuri tjetër. Unë jam aty jam prezent dhe ajo vazhdon pezullon. Çfarë t’i bëj Gjokës kur ajo është në shantazh. Ia thashë në sy se ty prokurorët po të shantazhojnë dhe po të hetojnë. Halli i saj është se ka mashtruar drejtësinë“, tha Cakrani.

Ai paralajmëroi se beteja e tij do të jetë largimi i gjyqtares Gjoka nga kjo çështje, duke theksuar se nuk është e aftë të marrë një vendim, nëse dosja duhet të kalojë ose jo për gjykim. 

“Unë isha aty, ligji e ka të parashikuar qartë se çfarë ndodh, por Gjoka i referohet një vendimi të vitit 2003. Ia thashë edhe në sallën e gjyqit që ajo ka hallin e saj, është nën shantazhin e prokurorëve të SPAK. Por kjo është halli i saj dhe jo halli i Ilir Metës”, tha Cakrani.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.

Lini një Përgjigje