TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2025, 08:15

Java nis me rrebeshe dhe dëborë, meteorologia Tanja Porja zbulon do të mbyllet marsi

Shkruar nga Pamfleti
Java nis me rrebeshe dhe dëborë, meteorologia Tanja Porja zbulon do
Java nis me rrebeshe dhe dëborë

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, raportoi në “Dita Jonë” se moti i keq me reshje shiu dhe dëbore do të vijojë përgjatë gjithë javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

“Shi gjatë ditës së sotme dhe gjatë javës rikthehen reshjet e dëborës. Sot deri të mërkurën reshjet shfaqen në majat e maleve dhe pas së mërkurës dukshëm në zonat malore”.

Sipas meteorologes në mesditë ulen temperaturat ndërsa rrebeshet do të përfshijnë verilindjen dhe juglindjen.

“Ulje të temperaturave 5-21 gradë. Rrebeshe afatshkurtra në zonat veriore. Në pjesën e dytë të ditës rrebeshet do të vijojnë në verilindje dhe juglindje”, tha Porja në A2 CNN.

Porja theksoi se gjithashtu do të ketë stuhi detare gjatë gjithë ditës në detin Jon dhe kanalin e Otrantos.

Më tej, ajo njoftoi se ditët e fundit të marsin do të mbyllen me mot dimri rrebeshe dhe disa cm dëborë, dhe po kështu do të nisë edhe muaji prill.

 

java nis me rrebeshe dhe dëborë

Lini një Përgjigje