TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 15:39

"Janë mashtrime", policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdes me mesazhet nga Posta, mos i klikoni linqet!

Shkruar nga Pamfleti
"Janë mashtrime", policia njoftim të
Foto ilustruese

Policia bën me dije se po qarkullojnë SMS mashtruese ku përmes linqeve që mund të klikohen përvetësohen të dhëna personale.

Njoftim alarmant për qytetarët. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit ka informuar se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;

* vjedhja e të dhënave bankare;

* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

mashtrime pako postare linqe

Lini një Përgjigje