TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 22:29

“Ç’janë këto Corleone në Fushë-Krujë?”/ Avokati: Boll me pretendime boshe, s’ke asnjë Falkone dhe asnjë Borselino këtu

Shkruar nga Pamfleti

“Ç’janë këto Corleone në

Avokati Bledar Meminaj është shprehur se nuk mund të krahasohet mafia shqiptare (në rastin konkret grupet kriminale të Niklës) me Corleonet e Sicilisë.

Komentet Meminaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se në Shqipëria vrasësit i rekrutojnë ose ‘i blejnë’ me para, ndërsa në Corleone, vrasësit janë brenda grupit dhe i bëjnë atentatet me dëshirë.

Ai tha gjithashtu se gruhet kriminale shqiptare nuk kanë arritur atë nivel financash sa të krahasohen me Corleonet e Italisë.

Ç’janë këto Corleone në Fushë-Krujë, dëmtoni vendin me këto gjëra. Këtu ka keqmenaxhim nga Policia dhe gjithë institucionet me radhë. S’ke asnjë Falkone dhe asnjë Borselino këtu. Këtu heton SPAK për grup të strukturuar kriminal, njëri është bojaxhi tjetri me 20 lekë në xhep.

Një punonjës i Policisë që merret me vrasjet sot paguhet 70 mije lekë të reja, një OPGJ 150 mijë lekë të reja. Nëse nuk rregullohen politikat menaxheriale të këtyre, nuk do të ketë sukses. Gëzhojat t’i mbledh ai ty, jo ai nga zyra. Ta quash Corleone, Niklën i jep shumë vlera Niklës. Sindikata këto që nuk kanë një vrasës.

Po t’i referohesh Italisë së Corleoneve, ata nuk paguajnë për vrasje dhe të rekrutojnë, por i kanë brenda grupit të rekrutuar ata dhe e bëjnë këtë gjë më dëshirë. Janë pjesë e organizatës. Këtu shkojnë gjejnë vrasësit në dyqan. Unë nuk mendoj se po e rris fëmijën tim në Corleone”, tha Meminaj.

 

Lini një Përgjigje