Ministria e Jashtme ruse raport mbi “mercenarët” që i janë bashkuar luftës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën...
Rusia ka “shënjestruar” sërish Shqipërinë. Pas sulmeve dhe akuzave për vizitën e Zelenskyt dhe hapjen e bazës së Kuçovës, Rusia akuzon shqiptarët se i janë bashkuar luftës në Ukrainë.
Sipas një raporti të Ministrisë së Jashtme ruse, 13.387 mercenarë të huaj po marrin pjesë në luftën në Ukrainë. Mediat ruse shkruajnë se njoftimi është bërë në “Telegram” dhe në listë Rusia ka përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me 192 dhe 191 mercenarë që pretendohet se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.
Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Nga vendet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar me 207 mercenarë, nga të cilët 90 mendohet se janë vrarë.
Ministria ruse thotë se edhe nga SHBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, ku kanë mbetur të vrarë 491. Britania e Madhe, sipas listës ka kontribuar me 822 luftëtarë, ku 360 janë eliminuar.
Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se ka mercenarë edhe nga vende si Rumania, Gjermania e vende të tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.
Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, i cili ende nuk është vrarë.
Lini një Përgjigje