TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 20:25

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë politikën dhe po kthejnë Tiranën në një mini-Dubai!

Shkruar nga Tom Kington

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Prestigjiozja britanike “The Times” ka bërë një artikull të gjatë mbi pastrimin e parave në Shqipëri. Aty tregohet se si paratë e drogës po investohen në kulla në mes të Tiranës. Po ashtu thuhet se me paratë e drogës po blihen vota. Më poshtë "Pamfleti" po sjell artikullin e plotë. 

Nëse numëroni vinçat duket sikur kryeqyteti shqiptar po lulëzon. Por miliarda "para të pista" të dërguara nga bandat që kontrollojnë rugët e drogës në Evropë, kanë bërë që horizonti të duket plot shkëlqim. Horizonti i kryeqytetit të Shqipërisë është i tillë. Në të gjithë Tiranën po ngrihen kulla të reja që shkëlqejnë, disa prej tyre të projektuara nga arkitektë me famë botërore.

Në sheshin qendror “Skënderbej”, blloqe zyrash gjigande dhe ndërtesa apartamentesh duken pas xhamisë së shekullit të 19-të, pas tyre Muzeu Historik Kombëtar me mozaikun e tij të madh socialist-realist.

Por ky bum ndërtimi ka ecur më shumë nga sa duket. Hetuesit e krimit dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se ajo tregon për një anë më të errët të ekonomisë së vendit, e nxitur nga baronët shqiptarë të drogës të shpërnarë kudo, që sjellin në shtëpi më shumë se një miliardë euro në vit për t’i pastruar përmes ndërtimit dhe blerjes së pronave.

Është e vështirë të llogaritësh pastrimin e parave, por shpesh duhet vetëm të numërosh vinçat dhe Tirana është vendi ku mund ta bësh këtë”, tha Antonio Nicaso, një ekspert i mafies.

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Paratë derdhen nga Belgjika, Spanja, Holanda dhe Amerika e Jugut. Qindra milionë paund vijnë gjithashtu nga Britania e Madhe, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë. Kushdo që merret me kokainë në Britani ka shumë të ngjarë të ndihmojë në shndërrimin e Tiranës në një Dubai në miniaturë.

Banesa bosh dhe 1 miliard euro para nga droga

Sasia e parave që qarkullon është marramendëse. Rreth 3.7 miliardë euro në vit investohen në ndërtim dhe prona, sipas Ola Xamës, një gazetare investigative që ka punuar me "Transparency International". Kjo është 15 për qind e PBB-së. Xama mësoi se nga kjo shumë, vetëm 847 milionë euro kalojnë në sistemin bankar.

Kjo do të thotë se 2.85 miliardë euro janë para të errëta, madje edhe duke llogaritur remitancat nga emigrantët dhe faktin që Shqipëria është një ekonomi me para në dorë, unë vlerësoj se 1.3 miliardë euro janë para të drogës”, tha Xama.

Paratë e pista kanë nxitur kërkesën për prona në Tiranë, me çmimet e apartamenteve që u rritën nga 1000 euro për metër katror më 2017 në rreth 4000 euro sot. Oferta tani tejkalon kërkesën dhe shumë banesa mbeten të pashitura, megjithatë çmimet nuk tregojnë shenja rënieje.

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Paratë nuk po futen vetëm në blerjen e banesave, por edhe në blerjen e firmave që i ndërtojnë ato, tha Belind Këlliçi, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës në Shqipëri, i cili bëri fushatë kundër pastrimit të parave gjatë garës për kryetar bashkie të Tiranës vitin e kaluar, raporton "Pamfleti".

Tirana kishte 8 mijë apartamente bosh më 2015. Që atëherë janë dhënë leje për dhjetë milionë metra katrorë ndërtim dhe tani kemi 40 mijë. Megjithatë çmimet po rriten dhe një çifti mesatar tani i duhen 64 jetë për të kursyer, për të blerë një apartament të vogël”, tha ai.

Si bandat shqiptare morën tregun e kokainës

Jashtë selisë së partisë së tij, Këlliçi shikon kullën më të fundit dhe më të lartë të Shqipërisë që po përfundon: “Downtown One” 37-katëshe, e cila ka një fasadë të pabarabartë që përsërit hartën e Shqipërisë.

Parkingu nëntokësor për kullën u hap nga një nënkontraktor vendas, 'Alesio 2014', i cili ka pasur një rol në shumë ndërtesa të reja në qytet dhe krenohet me funksionimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me shtetin shqiptar.

Prej këtu vjen surpriza kur pronari, Anton Gjinaj, u arrestua me një mandat spanjoll në vitin 2021 për kontrabandë heroine me vlerë 1.9 milionë euro nga Holanda në Spanjë, të fshehur në rrotat e makinave.

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Paratë që hyjnë në Shqipëri janë falë suksesit të jashtëzakonshëm të bandave të drogës në vend. Vendi i varfër po dilte nga komunizmi dhe kontrabandistët panë shansin e tyre për t'i shitur kallashnikovë mafies italiane 'Ndrangheta'. "Ndrangheta e kuptoi se mund t'u besonte shqiptarëve, i prezantoi ata me kartelet në Kolumbi dhe Ekuador dhe doli garant për ta", tha Nicaso.

Në shkurt, Europol tha se kishte thyer një linjë droge përmes Ekuadorit në Evropë, e cila ishte ideuar nga një shqiptar, i cili kishte një marrëveshje me kultivuesit kolumbianë për të marrë katër ton kokainë në muaj, për t'i dërguar në Evropë të fshehura në kuti me banane. Operacione të tilla nuk janë të pazakonta.

Ndërkohë, të rinjtë që u rritën në plantacionet masive të kanabisit në Shqipëri, shpesh janë larguar jashtë vendit  për t'u bërë pjesë të bandave.

Papritmas shqiptarët u përfshinë në të gjithë rrugën e kokainës për në Evropë dhe ishin të lumtur të merrnin fitime më të ulëta. Kjo është arsyeja pse ata ishin në gjendje të ofronin një kilogram kokainë 99 për qind të pastër në Londër për 4000-6,000 paund, ndërsa holandezët kërkonin 20,000 £”, tha Nicaso, raporton "Pamfleti".

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Ndryshe nga 'Ndrangheta, e cila fsheh paratë e saj jashtë vendit dhe e lë vendlindjen e saj Kalabrinë në varfëri, bandat shqiptare shpesh preferojnë t'i dërgojnë fitimet e tyre në shtëpi për të përfituar nga çeqet e dobëta dhe ekonomia e parave.

Grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë akses të konsiderueshëm në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është ende një biznes me para të gatshme”, tha Pete Stevens, zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Krimit. “Ata janë përgjithësisht shumë të shpejtë për të zhvendosur të ardhurat e tyre të krimit në Shqipëri, për investime ose për t'i fshehur ato në mënyrë të sigurt nga autoritetet”.

Klodiana Lala, një reportere shqiptare, tha: “Bandat shqiptare të drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po i investojnë paratë e tyre në ndërtim dhe biznese të tjera në Shqipëri. Ata mblidhen së bashku, marrin furgona me qira dhe i dërgojnë në Shqipëri duke fshehur aty para. Ose përdorin kamionë që transportojnë makina dhe fshihnin paratë aty”.

Por tani kriptomonedha ka ndryshuar gjithçka - të gjithë po e përdorin atë. Vitin e kaluar 436 milionë sterlina u dërguan në Shqipëri, nga 250 milionë më 2019. “Është e qartë se diçka po ndodh”, tha Ola Xama, e cila llogariti shifrat. Ajo zbuloi se në vitin 2022, 368 milionë paund gjetën rrugën drejt Shqipërisë pa përfshirë një bankë.

Paratë e pista kanë depërtuar si në ekonominë shqiptare ashtu edhe në politikën e saj, pasi baronët e drogës blejnë vota për 50 euro në emër të politikanëve miq. Qeveria shqiptare ka reaguar duke ngritur një Prokurori Speciale të quajtur SPAK, me zyrtarë të trajnuar nga FBI në Virxhinia.

Ajo tashmë ka nisur të ketë ndikim. Në vitin 2022, SPAK ngriu asetet e lidhura me Gjinaj, manjati i ndërtimit, nënkontraktori pjellor që gërmoi parkingun e makinave për "Downtown One".

SPAK tani është në pritje të një vendimi gjyqësor për konfiskimin e pasurive të tij. Mes tyre është kompania që qendron pas zhvillimit të Garden Residence Turdiu, një treshe e re pallatesh në Tiranë, ku jeta vazhdon normalisht. "Unë nuk do ta kisha blerë banesën time nëse do ta dija se do të sekuestrohej nga qeveria", tha Fatjona, 40-vjeç, një banore që po shikonte fëmijët e saj duke luajtur.

“The Times”: Si baronët e drogës po blejnë

Një zëdhënës për "Alesio 2014", nënkontraktor, tha: "Është një çështje në vazhdim në gjykatë dhe do të sqarohet së shpejti".

Koha po kalon

Përgjatë bregut detar, ku paratë po pastrohen përmes furtunës së hoteleve të reja që ofrojnë shërbime për turistët që zbulojnë plazhet shqiptare, qeveria po përpiqet të tregojë se po lufton bandat.

Në janar, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi se një hotel me pamje mahnitëse nga deti, i sekuestruar nga kriminelët në Vlorë, do të përdorej nga oficerët e policisë për pushimet e fundjavës. Pëllumb Gjoka, një biznesmen i quajtur dikur një "investitor strategjik" nga qeveria shqiptare, i cili u lejua të ndërtonte një resort 52 milionë euro në bregdet, u arrestua nga SPAK me dyshimin se kishte porositur vrasje mafioze.

Por ora po shkon për autoritetet që përpiqen të ndalojnë fluksin e parave kriminale: rreziku i një flluske strehimi po rritet dhe bashkë me të edhe potenciali për shkatërrim në ekonomi.

Sektori i ndërtimit është rritur shumë më shpejt se ekonomia gjatë tre viteve të fundit”, tha Klodian Tomorri, një gazetar ekonomie. “Tirana tani po ndërton rreth 300 m2 sipërfaqe për çdo banor të ri. Kjo është nëntë herë më shumë se mesatarja e BE-së, të gjitha këto rritin shanset për një flluskë ndërtimi. Nëse shpërthen, pasojat do të jenë një rritje në kreditë me probleme, dështimi i firmave të ndërtimit, humbja e pronarëve të shtëpive dhe një recesion i mundshëm. Le të shohim se çfarë ndodh”, shtoi ai. /Përshtati "Pamfleti" nga "The Times"

Lini një Përgjigje