TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 12:17

Ish-ministri i PS i shokuar nga krimi në Pogradec: Jemi në 2024 dhe shteti ka frikë nga gjobëvënësit

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministri i PS i shokuar nga krimi në Pogradec: Jemi në 2024 dhe
Arben Malaj

Ish-ministri i PS, Arben Malaj ka reaguar për krimin që tronditi fundjavën e kaluar Pogradecin, ku një 42 vjeçar dyshohet se është rrahur barbarisht për vdekje nga Denis Meçe, vetëm sepse nuk kishte pranuar të paguante "gjobën" ndaj të fortit të zonës.

Teksa ndan një shprehje të Mark Twain, ai thotë se është drithëruese të shohësh dhe mendosh se në vitin 2024, shteti dhe të gjitha institucionet e tij kanë frikë nga gjobëvënësit dhe të fortit që u vendosin gjoba bizneseve të ndershme.

"Ngjarja e Pogradecit është drithëruese. Të mendosh që në Shqipëri në 2024, paska individë apo grupe gjobëvenës dhe të fortësh prej të cilëve paska frikë dhe shteti:

Të konstatosh se këto grupe i kanë frikë qytetarët;

Të shikosh se si polici apo policët kanë frikë prej gjobevënësve dhe të fortëve të  njohur publikisht;

Të shikosh  që policia tenton ta fshehë krimin edhe kur ka viktima;

Të konstatosh se gjykatësit kanë frikë nga gjobevenësit dhe të fortët, duke ju ulur dënimet deri tek shpallja ligjërisht të pa fajshëm. Kjo situatë nuk ka përcaktim me domethënës se sa ky i Mark Twain. Mesazhi tij ështe një këmbane sensibilizimi që duhet të ndërgjegjësojë opinionin publik", shkruan Arben Malaj.

Ish-ministri i PS i shokuar nga krimi në Pogradec: Jemi në 2024 dhe
Egli Proga u vra më 10 gusht nga Denis Meçe, pas një konflikti të çastit midis tyre. Ngjarja e rëndë, u raportua fillimisht si aksidentale, por më vonë hetimet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nga Meçe.

Zanafilla e kësaj ngjarje dyshohet se ka lidhje me gjobëvënien, ku autori Denis Meçe ka nisur konfliktin me të riun pasi ai nuk ka pranuar që t’i japë xhiron ditore që kishte bërë nga biznesi i tij.

42 vjeçari, Egli Proga ka thënë se nuk mundet që të ja japë ato para, pasi të ardhurat i nevojiten për familjen e tij dhe dy fëmijët e mitur.  Refuzimi i pagesës, ka bërë që autori i vrasjes, Meçe ta godasë atë disa herë, por një grusht në anën e majtë të kokës duket se ka rezultuar fatal për jetën e Egli Progës.

vrasja e igli progës arben malaj

Lini një Përgjigje