TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2024, 18:59

“Individë të tillë sanksionohen për të ndihmuar drejtësinë”, Kasanof zbulon çfarë do të ndodhë me “non-gratën” e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

“Individë të tillë sanksionohen për të ndihmuar

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka folur për non-gratan e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mundësin e ndryshimit të marrëdhënies së SHBA me këtë të fundit.

Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”,  Kasanof tha se përcaktimet e tilla për individë të caktuar, janë ndërtuar posaçërisht nga SHBA për të ndihmuar institucionet vendase të drejtësisë për të goditur të korruptuarit. 

"Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar", tha ai. 

Sa i takon mundësisë që administrata e ardhshme e Trump, t'i heqë non-gratan Berishës, Kasanof deklaroi se nuk mund të flasë për të administratën e ardhshme, por se aktualisht Berisha mbetet i sanksionuar nga SHBA.

Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje