Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se tani që Ilir Meta u arrestua presioni i Rusisë ndaj Shqipërisë do të vijojë më kot. Më tej avokati shkruan se politika ruse e do Shqipërinë që të dalë nga NATO, mirëpo sipas tij koha e antishqiptarisë ka marrë fund.
“Meta iku, dhe presioni i Rusisë ndaj Shqipërisë do të vijojë më kot.
Politika ruse e do Shqipërinë që të dalë nga NATO.
Asgjë nuk do të bëjnë dot.
Koha e antishqiptarisë ka marrë fund. Dhe antishqiptarët do ta gjejnë vendin po të vijojnë rrugën e tyre, kurse Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare të angazhuar me NATO -n.
Shqipëria është anëtare e NATO-s, kurse dihet botërisht që Kosovën NATO e ka çliruar si shtetin e dytë shqiptar në Gadushullin Ilirik.
Dhe koha do të ecë po kështu, në favor të shqiptarisë. Askush nuk e ndalon dot ecjen e saj drejt bashkimit gjithë shqiptar në Gadishullin Ilirik.
Prisni dhe shikoni...”-shkruan Ngjela në Facebook.
4 ditë më parë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me forcë nga dhjetëra force policore pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg në dosjen e lobimit të SHBA dhe CEZ-DIA.
Ishte ora 13:15 kur të paktën 10 forca, pjesa më e madhe të mbuluar në fytyrë, ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ i PL, Artemis Peca.
Lini një Përgjigje