Klevis Qose, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.
Emërimi i Qoses në detyrën e re është bërë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Qose zëvendëson në këtë funksion Eduart Merkajn.
Pak javë më parë Qose u largua nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, post që e mbajti për rreth dy vite.
Tashmë Qose do të drejtojë një nga Agjencitë më të rëndësishme të strukturave të Ministrisë së Brendshme që ka të bëjë me kontrollin apo hetimin e strukturave të Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje