TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 11:41

Lëvizjet në Polici, Hita komandon drejtorin e ri në Fier; ndryshime edhe në Komisariate

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizjet në Polici, Hita komandon drejtorin e ri në Fier;
Skënder Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese të institucionit.

Vendimet përfshijnë emërime dhe komandime në disa nivele, nga drejtues qarqesh deri te shefa sektorësh.

Hita ka komanduar si Drejtor të Policisë së Fierit Erion Ahmetin.

Ndërsa Andi Banushi vendoset në detyrën e zëvendësdrejtorit në Elbasan. Në nivel komisariatesh, Alfred Cenaj caktohet në krye të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ndërsa Gerald Toska drejton komisariatin në Fier. Në Peqin, drejtimin e komisariatit e merr Erdit Rreçeku.

Ndryshime ka edhe në strukturat e hetimit dhe rendit. Dritan Muça emërohet zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj merr të njëjtën detyrë në Berat. Petrit Halo vendoset zëvendësdrejtor në Shkodër dhe Arben Nasufi zëvendësdrejtor për rendin në Lezhë.

Në nivele të tjera drejtuese, Krenar Guçe merr funksionin e shefit të rendit në Përmet.

Islor Islami caktohet në sektorin e mbështetjes hetimore të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit. Ndërkohë rikujtojmë se deri ditën e djeshme Islor Islami mbante postin e drejtorit të Policsë Lezhë, por u shkarkua si pasojë e zbulimit të lojërave të fatit në Lezhë.

Ndërkohë, Lusjan Zeqaj dhe Jetnor Shira angazhohen në strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë, ndërsa Ermal Zaimi vendoset komandant i linjave të trafikut urban.

Lëvizjet përfshijnë disa njësi dhe pritet të ndikojnë në organizimin e brendshëm të policisë në qarqe.

Lëvizjet në Polici, Hita komandon drejtorin e ri në Fier;

 

 

Lini një Përgjigje