TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 07:28

I vunë tritol në banesë, avokatja zbulon dosjen e fundit që gjyqtari kishte në shqyrtim: Mesazh për drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

I vunë tritol në banesë, avokatja zbulon dosjen e fundit që

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në qytetin e Shkodrës. Gjyqtarit Tonin Stërkaj i vendosën lënë eksplozive në portën e e banesë dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Avokatja Enida Bozheku tregoi në emisionin “360 Gradë”, disa nga pistat, që dyshohen se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas avokates, dosja e fundit që Stërkaj ka pasur në shqyrtim është ajo e rektores së Universitetit të Shkodrës, e cila akuzohet për marrjen e shumave të caktuara nga studentët për t’i kaluar në provime.

“Suzana Golemi akuzohet për korrupsion, por nuk mendoj që është vetëm kaq. Kuptohet që është një mesazh për të gjithë ata që janë pjesë e drejtësisë. Është duke u parë i gjithë historiku i gjyqtarit që ai është marrë. Mendoj që është diçka më e thellë së zonja Golemi dhe pse as ky rast nuk përjashtohet”, u shpreh Bozheku.

triitol banese dosje gjyqtar

Lini një Përgjigje