TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 07:17

Dokumentari i “Rai 3”, Spahiu tregon prapaskenat si Rama siguroi një lobim të fortë nëpërmjet Melonit

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentari i “Rai 3”, Spahiu tregon prapaskenat si Rama siguroi

Analisti Kreshnik Spahiu ka folur për dokumentarin e “Rai 3”, televizioni që publikoi implikimin e emrit të kryeministrit Edi Rama në marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ai tha se Rama siguroi një lobim të fortë nëpërmjet homologes së tij italiane Melonit, për të forcuar mbështetjen e tij diplomatike.

“Ka pasur dhe investigime të tjera, por ka një disporpozocion që do të thotë, Rama jo në të gjithë rastet ka reaguar. Mundësitë ishin dy, o Rama të heshte ose të reagonte. Në të dyja rastet kjo do të ishte e papranueshme. Një gjë është e sigurt, Rama e ka bërë me dashje dhe ia ka arritur synimit që deshi. Ai siguroi një lobim të fortë nëpërmjet Melonit, për të forcuar mbështetjen e tij diplomatike”, u shpreh Spahiu për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje