TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 22:49

“Rama do i hipë avionit, e do i shkojë live në studio”, Arian Çani zbulon pse u tërhoq Rai3!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama do i hipë avionit, e do i shkojë live në

Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Edi Rama të shkojë vetë në Itali dhe të japë intervistë për Rai 3, televizionin që publikoi dokumentarin ku implikohej emri i tij në marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, Çani u shpreh se reagimet e deritanishme të Ramës janë thjesht retorikë, pasi atij,  ndryshe nga Melonit kjo çështje nuk i ndikon aspak në votë apo pëlqyeshmërinë e publikut.

Nuk është çudi që Rama t’i hipë avionit dhe të shkojë të regjistrojë intervistën në Rai 3. Fakti që ne po diskutojmë sot pse u tërhoq Rai është në favor të Ramës. Është njësoj sikur njerëzit të presin episodin e një seriali që e duan.

Ne nuk jemi në zgjedhje dhe Rama nuk ka frikë, Meloni ka vërtetë frikë se atje ka zgjedhje vërtetë. Ramës nuk i ndikon asgjë në votë, i duhet alibia demokratike. Një politikan edhe kur është autokrat si Rama, i duhet për turmat një alibi demokratike, është retorikë, se në fund kush e certifikon popullaritetin e një lideri, votat, këtu ka zgjedhje por jo 100 për qind votë”, tha Çani.

Çani

Lini një Përgjigje