TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 22:16

“SPAK i kontrolluar nga pushteti”, Shullaku: Kur hetohen qeveria nuk i shohin provat, tek opozita merren me vendimet e para 15 viteve

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK i kontrolluar nga pushteti”, Shullaku: Kur hetohen qeveria nuk

Gazetari Armand Shkullakuka deklaruar se SPAK është një institucion i kontrolluar totalisht nga pushteti.

Sipas Shkullakut, kur hetohet qeveria SPAK nuk i shikon provat, ndërsa kur hetohet opozita apo Sali Berisha, shikohen vendime të para 15 vitesh.

"Deri tani faktet që kam përmendur, mua më bëjnë të ngrejë dyshimin që më është kthyer në bindje është që, SPAK është totalisht i kontrolluar nga pushteti. Kur vjen puna te opozita, shihet procedura, kur vjen puna te Sali Berisha shihen vendime, VKM para 15 vitesh.

Kur vjen puna tek këto, që vazhdojnë e na vjedhin, se ne paguajmë 29 euro për ton, ku s’ka incenerator, ndërtuesit paguajnë prapë për depozitimin e dherave. Faktet kanë ikur Baton, këto janë për të fuqizuar xhepin", theksoi Armand Shkullaku në SYRI TV.

 

spak

Lini një Përgjigje