TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 21:51

“Mandati i 3-të i Ramës me shumë probleme”, Andoni: Korrupsioni fenomen shqetësues, i përhapur kudo

Shkruar nga Pamfleti

“Mandati i 3-të i Ramës me shumë probleme”, Andoni:

Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën në vendin tonë.

Andoni është shprehur se korrupsioni ndodhet kudo në Shqipëri, ndërsa thekson se mbetet një fenomen shumë problematik.

Analisti ka theksuar se korrupsioni nuk zerohet, por institucionet, qeveria dhe drejtësia duhet ta zgjidhnin këtë situatë që korrupsioni të mbahej në nivele të ulta.

Korrupsioni është kudo por vendi ynë si më i varfri në Ballkan, fenomeni është shumë problematik. Për Kosovën është problem se janë shtet i ri, ndërsa ne kemi vetëm 34 vite në sistemin demokratik, edhe pse jemi shtet qysh në vitin 1920”, tha Andoni për Ora News.

Më tej, analisti theksoi se edhe mandati i tretë i kryeministrit Rama ka probleme

Nga ana tjetër korrupsioni është pjesë e kapitalizmit, besoja se institucionet dhe mandati tretë i Ramës që ka shumë probleme, dhe drejtësia duhet të merrnin përgjegjësinë e duhur që ta zgjidhnin. Nuk zerohet korrupsioni, por mund të mbahet në niveli të ulta”, theksoi Andoni.

ben andoni edi rama

Lini një Përgjigje