
Analisti Arian Curi ka deklaruar se për shkak të delirit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë divorc politik.
I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1, Curi tha se të gjithë mendojnë se këta bëjnë teatër, por sipas tij ky konflikt është i vërtetë.
“Por unë mendojë se për herë të parë këta të dy e kanë me gjithë mend këtë konflikt që kanë me njëri-tjetrin. Për mua ky konflikt është i vërtetë madje dhe Kryemadhi për ta besuar Meta ka votuar hapur.
Ata i kanë nxjerr dhe vetë pamjet nga një hotel që është diku tek Liqeni i Thatë që është në pronësi të një mikut të tij. Njerëzit mendojnë që këta flenë apo nuk flenë bashkë por divorci i tyre është divorc politik. Për shkak të dëlirit që ka Meta ky divorc vjen prej tij sepse njerëzit afër tyre thonë që Meta e mendon që Monika ka bërë Pazar kundër tij”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje