TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 07:20

“Po hapen çështje të reja”, Karamuço paralajmëron: Një politikani do t’i bllokohet pasaporta ose do të përfundojë në paraburgim

Shkruar nga Pamfleti

“Po hapen çështje të reja”, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se sipas spekulimeve të fundit, një politikan i lartë në vend pritet të arrestohet. Ai tregoi se sot është afati i fundit kur do t’i bllokohet pasaporta ose do të çohet në paraburgim.

“Nesër është afati ku gjykata duhet të shprehet për një politikan të lartë nëse do t’i bllokojë pasaportën apo do ta çojë në paraburgim. Di që ka hetime. Nuk mund të aludojmë me emra”, tha ai.

Ai paralajmëroi se së shpejti pritet të hapen edhe hetime për politikanë të tjerë.

“Po hapen çështje të tjera për disa politikanë. Po dalin pasuri të tjera. Do ta dëgjoni se çdo të ndodhë këto muaj kur të dalin gjëra më të mëdha”, tha Karamuço.

Ndërkohë, gazetarja Anduena Llabani tha se së shpejti do të ketë arrest në burg apo shtëpiak për politikanë të lartë.

“Do të ketë masa sigurimi në burg dhe arrest shtëpie për politikanë të lartë shumë shpejt. Nuk mundet që një politikan, si Meta që të dalë…Ka një arsye për të cilën Meta bërtet, i drejtohet Dumanit, që Meta dhe kryemadhi bëjnë divorcit politik”, u shpreh mes të tjerash gazetarja Llabani për ABC News.

ervin karamuço

Lini një Përgjigje