TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 14:05

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Morinë 30-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tarfik droge, ka rënë në prangat e policisë. Ai u kap teksa po hynte në Shqipëri nga pika kufitare Morinë. 

"Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje