TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 18:13

I moshuari ndërroi jetë nga flakët në Gramsh, nusja: Më tha merr ujë që ta fikim, pastaj se pashë më

Shkruar nga Pamfleti

I moshuari ndërroi jetë nga flakët në Gramsh, nusja: Më

Një i moshuar humbi jetën mesditën e sotme si pasojë e zjarreve që përfshinë zonën e Gramshit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kullollas, ndërsa 80-vjeçari që humbi jetën nga asfiksia, është viktima e parë e flakëve për këtë vit.

Dyshimet e para, sipas policisë, janë se 80-vjeçari e ka ndezur zjarrin në oborrin e banesës së tij, ndërsa flakët dolën jashtë kontrollit, duke u përhapur më pas në pothuajse gjithë zonën.

Nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë, ndërsa rrëfen sesi ndodhi ngjarja.

Ajo tha se ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar se ka rënë zjarr, e më pas nuk ka mundur të shohë asgjë.

“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot në sy, teksa shton se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte vjehrri i saj që ndezi zjarrin.

Lini një Përgjigje