TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 17:26

Situata e zjarreve në Gramsh, tetë persona të plagosur; flakët përfshijnë edhe fshatin Harunas

Shkruar nga Pamfleti

Situata e zjarreve në Gramsh, tetë persona të plagosur;

Situata në Gramsh vijon të jetë emergjent me një tjetër fshat që është përfshirë nga flakët që vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Aktualisht mësohet se zjarri preku fshatin Harunas dhe ndërhyrja është e pamundur. Kjo për shkak se rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e emergjencave civile. Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes evakuuoi banorët në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.

Ndërkohë që në Kullollas u shënua dhe viktima e parë. Një i moshuar rreth 80-vjeç humbi jetën, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.

Lini një Përgjigje