Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se që nga muaji tetor i vitit që lamë pas, Ramazan Rraja lëvizte lirshëm në Tiranë, nën 'hundën' e policisë, por nuk është arrestuar asnjëherë. Hoxha u shpreh se Rraja nuk rrinte në Fushë Krujë, siç u deklarua nga policia, por jetonte në rezidencat luksoze në periferi të Tiranës. Ai shtoi se në Belgjikë është akuzuar për lidhje me mafien ruse, por më pas është liruar. Sipas Hoxhës, të dhënat që ka SPAK për atentatin ndaj prokurorit janë marrë nga përgjimi i telefonave me aplikacionin SKY.
“Ramazan Rraja ka qenë në kërkim për masakrën e 17 korrikut 2022 në Fushë-Krujë ku u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Nuk është gjetur në Shqipëri dhe ka ardhur më 31 tetor. Nga 31 tetori dhe deri sot, edhe pse ka qenë në kërkim, është ndaluar edhe një herë tjetër me tre mjete të blinduara dhe u lirua prapë. Policia e kërkon në Fushë-Kuqe dhe ky është këtu te këto qendrat rezidenciale. Një moderator më pyeti për njërin se ku është dhe unë i thashë se e ke ngjitur. Para një viti e gjysmë Ramazan Rraja ka qenë në Belgjikë dhe doli nga burgu, ku u akuzua për lidhje me mafien ruse, vrasjen e një lituanezi. Të dhënat që ka SPAK për atentatin ndaj prokurorit janë marrë nga përgjimi i telefonave me aplikacionin SKY dhe vendi i fundit që ka refuzuar të dhënat e SKAY është Sllovenia se nuk kanë pranuar t’i përdorin si prova në proceset gjyqësore. Gjatë arrestimit Rraja ka qenë me shumë njerëz dhe u dha konteksti që u kap me pistoletë me fishek në gojë. Iftarin mund ta kenë shtruar këta, sepse kanë prona, biznese dhe kanë ndikim atje për maxhorancën”-tha Hoxha.
Lini një Përgjigje