
Katër grupe të forcave speciale mbërrijnë brenda ambienteve të sigurisë së lartë të burgut të Peqinit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut.
Droni ose dronët (ende nuk dihet sa janë), kanë hedhur katër pako me telefonë, 8 karikues dhe doza me drogë dhe janë zbuluar nga kullat më të larta të vrojtimit që kanë dhënë alarmin.
Aktualisht po kontrollohet ambienti. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka urdhëruat gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli.
Ky është droni i dytë brenda pak ditësht pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel. /TCH
Lini një Përgjigje