TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 22:57

“S’i intereson njeriu kë deleguan në qarqe PS-PD”, “shpërthen” Spahiu: Shqipëria ka halle më të mëdha!

Shkruar nga Pamfleti

“S’i intereson njeriu kë deleguan në qarqe PS-PD”,

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi lajmet e para disa ditëve që ishte në titujt kryesorë sa i përket emrave të PS dhe PD si drejtues politik në qarqet e vendit.

Për Spahiun se kush është drejtues qarku nuk i intereson askujt. Këto lajme sipas tij imponohen artificialisht dhe madje njerëzit në lagjet e Tiranës nuk njohin as deputetin e zonës.

Në asnjë cep të planeti në Europë, Afrikë, Amerikën Latine, Azi nuk gjen në media që lajmi i parë dhe kryelajmi i gjithë portaleve të jetë deleguarit e partive në qarqe. As në kohën Enver Hoxhës drejtuesit e partive në qarqe nuk pasqyroheshin, artificialisht i ushtrohet presion faktorëve në media që e bëjnë lajm.

Kujt i kërcet, po të shkosh në Laprakë, Varri i Bamit, Kombinat nuk e dinë kush është deputeti i lagjes. Njohin logon e partisë. Unë mendoj hallet e shqiptarëve janë të tjera dhe problemi i qarqeve është artificial i paqenë”, tha Spahiu për emisionin “Frontline”.

spahiu

Lini një Përgjigje