
Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me aferën CEZ-DIA. Ai tha pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, hetimet janë drejt përfundimit.
Gazetari u shpreh se thirrja e vjehrrës së tij, si dëshmitare ishte e fundit, teksa shton se kjo krijoi kontraditën e Metës me kreun e SPAK.
“Cez Dia në përfundim. Kallëzimet të shpeshta ka pasur disa herë derisa përfundoi në SPAK në 2019. Deri tani s’ka një çështje të të marrit të pandehur të zotit Meta. Përfundimi i hetimeve po afrohet dhe pritet një përgjigje nga SPAK se çfarë do bëjë me këtë dosje. Thirrja e vjehrrës së tij ishte dëshmitarja e fundit. Ajo ishte e fundit që do merrej në pyetje dhe krijoi dhe atë kontraditë e zotit Meta me kreun e SPAK. Zonja Kryemadhi ka proces më vete, Meta ka proces më vete. Kallëzimet në SPAK kanë ardhur nga persona të ndryshëm. Edhe akuzat janë të ndryshme. Me akuzat e tij ndaj zoti Meta do ta intimidojë”, tha Bregu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje