Shqipëria është tregu i pakontrolluar i ushqimeve që në shumicë vijnë nga importi, ndërsa kontrolli shtetëror është inekzistent, duke lejuar, biznesin që të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve.
Gazetarët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV thanë se kompania që helmoi studentët e Akademisë së Sigurisë “Sori-AL”, e Nikolin Jakës nuk ka sistem gjurmimi dhe si kjo janë shumë të tjera.
"Kjo kompani nuk ka një sistem gjurmimi. Sa të tilla nuk e kanë? Ne nuk e kemi një certifikatë dhe nuk e dimë çfarë produktesh hamë. Ne kemi pasur disa aksione që kemi parë si falsifikohet etiketat. Po na vret ne. Nuk është problem se shpëtuar 56 studentët për fat të mirë. Shkohet te kequshqyerja dhe përfundohet te spitali. Në rastet kur importojmë nuk e dimë çfarë produkti ka hyrë në vend", tha Klodiana Lala.
"Siguria ushqimore dhe mjedisi janë dy kapitujt e fundit që mund të mbyllen nëse futet ndonjëherë Shqipëria në BE. Cilësia është më e dobëta në rajon, për të mos e krahasuar me BE. Disa biznesmenë e kanë kapur dhe nuk e lëshojnë më. Premtohen reforma, është ndryshuar ligji, janë dhënë miliona euro, ne kemi helmime, nuk e dimë se çfarë hamë. Po të shohim sëmundjet shëndetësore, ato që kanë si shkak kequshqyerjen janë në rritje. Ne nuk e kemi kërkuar as nuk e kemi luftuar, nëse më parë vinim nga një mentalitet që nuk kishim për të ngrënë, tani nuk e vret njeri mendjen", shtoi Ola Xama.
Lini një Përgjigje