
Një tjetër ndryshim me rëndësi është ai i ‘kompensimit’ të lojtarëve nga shteti. Projektligji parashikon krijimin e një fondi garancie nga shteti dhe nga organizatori i lojërave të fatit, ku do të bllokohen 120 mln lekë në shtet dhe 50 mln lekë në kompani, për t’u përdorur në rastet kur pronari i një pike refuzon të paguajë lojtarin shumën që ai ka fituar...
Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka prishur planet e presidentit të ‘KOKSH’ Fidel Yllit, pasi projekt-ligji që rikthen bastet sportive online, i depozituar prej muajit korrik në Parlament, ka pësuar ndryshime.
Në projektligjin fillestar për hapjen e basteve, qëllimi i Fidel Yllit ishte që të vilte sa më shumë të ardhur nga biznesi i basteve, nëpërmjet taksimit të dyfishtë. Sipas asaj që propozonte Ylli, shteti do të taksonte biznesin për xhiron që bënte, ndërkohë që një taksë prej 15 për qind do t’ju vihej edhe lojtarëve në shumën që ata do të fitonin.
Kjo ishte një ndër pikat që nxiti më shumë debat në projektligjin e parë dhe tani më kjo taksë është hequr përfundimisht nga projektligji.
Për organizatorët e lojërave online taksa do të jetë 15% e fitimit dhe për kazinotë 25%. Por, krahas detyrimit ligjor, ato do të paguajnë dhe 15% të qarkullimit në fondin e posaçëm, dedikuar projekteve në sport dhe arsim.
Këto projekte do të shqyrtohen dhe miratohen nga një këshill i përbërë nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Një tjetër ndryshim me rëndësi është ai i ‘kompensimit’ të lojtarëve nga shteti. Projektligji parashikon krijimin e një fondi garancie nga shteti dhe nga organizatori i lojërave të fatit, ku do të bllokohen 120 mln lekë në shtet dhe 50 mln lekë në kompani, për t’u përdorur në rastet kur pronari i një pike refuzon të paguajë lojtarin shumën që ai ka fituar.
Pikat që hapen nën autorizimin e kompanisë së licencuar, do të quhen ‘agjentë financiarë’ që do të kryejnë transaksionet për lojtarin. Ata hapin llogaritë për lojtarët që më pas mbushet nga ato sipas vlerës që do të luhet me numër ID.
Vjero shpjegoi se llogaria do të hapet në pika të Postës Shqiptare, bankave tregtare ose institucionet financiare. Procesi i licencimit do të jetë i njëjti, kërkohet kapital 400 mln lekë dhe zgjat 10 vite. Procesi do të bëhet me garë sipas një sistemi pikëzimi.
Publiciteti do të jetë i lejuar në media elektronike, hapësira veprimtarie të futbollit dhe programet sportive në orarin 22.00 e mbrëmjes deri në 08.00 të mëngjesit. Kompanitë mund të sponsorizojnë edhe skuadra futbolli.
Lini një Përgjigje