Arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë, ku dyshohet për korrupsion galopant, por edhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka...
Prokuroria e Posaçme duket se ka shkaktuar “tërmet” edhe në radhët e ushtrisë. Përveç largimit të ministrave që janë të zhytur në afera, kryeministri ka nisur manovrat për të larë duart edhe me personalitet e ushtrisë që kanë futur duart atje ku nuk duhet.
Pak më parë Presidenca ka njoftuar se është liruar nga detyra Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj. Në këtë detyrë është emëruar Ferdinant Dimo. Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Si Presidenca, ashtu dhe Peleshi nuk kanë dhëna arsyet e këtij vendimi, por sipas informacioneve e gjitha lidhet me aferat në ushtri.
Pak ditë më parë u denoncua në media se 3 hetues të BKH i kishin shkuar në zyrë Ylli Pulajt. Pasi u prezantuan, ata i paraqitën një urdhër gjykatë. Ishte urdhri për sekuestrimin e celularit të tij.
Po ashtu, përveç tij, SPAK ka sekuestruar telefonat edhe drejtuesve të tjerë të niveleve më të ulëta të forcës ajrore. Por nuk mbaron këtu. Janë të paktën edhe dy gjeneralë të tjerë përtej forcës ajrore, si dhe disa drejtorë civilë në ministrinë e Mbrojtjes, të cilëve u janë sekuestruar telefonat.
Arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë, ku dyshohet për korrupsion galopant, por edhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka. Tendera sekret me vlerë dhjetra milionë euro për blerje armësh dhe municionesh, të përfunduara të gjitha në një grusht kompanish.
Pra duket se përveç Olta Xhaçkës, në gojën e SPAK po shkojnë dhe ata që i shërbyen ish-ministres./Pamfleti
Lini një Përgjigje