TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2023, 17:38

Censi i popullsisë dhe banesave, Minxhozi: Ka rëndësi të madhe, në Ballkan përdoren si “armë” mes shteteve fqinje

Shkruar nga Pamfleti
Censi i popullsisë dhe banesave, Minxhozi: Ka rëndësi të
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar censin e popullsisë dhe banesave.

Ai tha se në Ballkan censi nuk është thjeshtë një aritmetikë, por ka një peshë tjetër, sepse sipas tij etnia dhe feja, janë përdorur dhe përdoren si armë mes shteteve fqinje.

“Kjo vjen sepse mendoj se censi në një rajon si Ballkani, nuk është aritmetikë. Në Ballkan kjo ka një peshë, sepse etnia dhe feja, janë përdorur se armë afatgjatë mes shteteve për te reklamuar te drejta përtej territorit të tyre.

Nuk është rastësi që Rama sot evokon në ditën e lincimit të censit, problemit që Shqipëria ka me Greqinë, që në themel është një problem pretendimesh, jo territoresh. Një problem therës mes dy vendeve, sepse prej kohësh te drejtat e minoriteteve reklamohen sidomos nga pala greke, shumë më pak nga pala shqiptare, për minoritetin e tyre këtu, ndërkohë që me shume drejte arrimë t themi diçka për pretendime të tilla në Greqi.

Debatet në vitin 2011  për regjistrimin e etnisë dhe fesë kanë qenë të mëdha, ky census është një ushtrim jo thjeshtë aritmetik dhe burokratik, po një ushtrim delikat për të fotografuar situatën në Shqipëri edhe në komponentët  që unë përmenda.

Duhet të themi edhe diçka tjetër, që Shqipëria e meriton një census me baza shkencore, sepse ne jetojmë në një ambient ku edhe në një segment të zhvilluar si autostrada Tiranë – Durrës dhe adresën e kanë, kilometri 6, para kthesës së Shkozetit” tha Minxhozi i ftuar në studion e “Newsline”.

Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave nga e hëna e ardhshme në një proces që do të zgjasë për gjashtë javë.

Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin.

skënder minxhozi censusi i popullsisë

Lini një Përgjigje