TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2025, 18:18

"Goditje e mirëmenduar", Erl Murati: News24 u mbyll sepse denoncoi afera korruptive dhe kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Goditje e mirëmenduar", Erl Murati: News24 u mbyll sepse

Gazetari Erl Murati ka folur lidhur me aksionin policor të së shtunës, që kulmoi me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit “News 24”. 

Ai u shpreh se grupi mediatik, i vendosur në ambientet e ish-uzinës së autotraktorëve u mbyll në mënyrë arbitrare nga shteti, duke e konsideruar një aksion të tillë, si një betejë jo personale, më shumë se sa një betejë ndaj fjalës dhe lirisë së shprehjes. 

E gjithë kjo luftë, sipas gazetarit Murati, vjen për shkak se Tv News24 ka denoncuar kohët e fundit shumë afera korruptive dhe krimin në vend. 

”Bëhet fjalë për një aksion të shtetit që duke anashkaluar çdo rregull, synonin të godasë e mbyllë gojën një grupi mediatik. Nuk ndodh në asnjë vend të BE”, u shpreh ndër të tjera Murati. 

Gazetari tha gjithashtu se e gjitha është e planifikuar. Sipas tij, kjo luftë me këtë grup mediatik nuk nisi dje pasi mënyra se si u bë, tregon që ka një lloj paramendimi, jo thjesht për të marrë 2 godina por për të shuar zërin e një grupi mediatik.  

“Kam punuar 18 vite në këtë grup mediatik. Shqetësimi është se një zë serioz, tashmë është shuar përkohësisht në mënyrë arbitrare e të paparalajmëruar nga ana e shtetit. Kjo s’është betejë personale mes Hysenbelliut e Ramës, është beteje ndaj grupit mediatik. Janë mbyllur në mënyrë arbitrare nga shteti.

Luftë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes. News24 nuk meriton çmimin Pultizer për gazetari investigative, por ka mjaft afera që janë denocnuar në këtë Tv. Kanë trajtuar tema serioze në kohët e fundit, të situatës së krimit e korrupsionit, pushteti synon jo thjeshtë të godasë një kompani por të shuajë mediat serioze të grupit mediatik. 

Është një situatë që përfshin jo vetëm punonjësit e grupit mediatik. S’është konflikt personal. Është goditur media, fjala e lirë, institucione mediatike që dukshëm s’janë nën kontrollin e qeverisë gjatë viteve të fundit. Synohej të goditeshin edhe biznese që shërbenin si mbështetje për këtë kompani mediatike. Bëhet fjalë për një aksion të shtetit që duke anashkaluar çdo rregull, synonin të godasë e mbyllë gojën një grupi mediatik.

Nuk ndodh në asnjë vend të BE, ne synojmë të shkojmë në BE. S’mund t’i ndodhi Rai ose BBC, të shkojë policia e të sharrojnë antenat e transmetimit. Ka mënyra për të bërë këtë gjë. 

Kemi të bëjmë me selektivitete. Ka me qindra magazina e ambiente ushtarake ku kjo kompani mund të vendosë aktivitetin e saj, aty është një zonë e banuar, janë dhjetëra metra larg, dyshoj që aty do vijë dita të prodhojmë municion ‘Made in Albania’. Është një artificë për të folur në emër të shtetit. 

S’është diçka, rrufe në qiell të hapur. Kam dyshuar se mund të ndodhte kur u vendos që ambientet e firmës ushtarake të jenë në zyrat e News24. Është me paramendim. Kjo luftë me këtë grup mediatik nuk nisi dje. Mënyra se si u bë, tregon që ka një lloj paramendimi, jo thjeshtë për të marrë 2 godina por për të shuar zërin e një grupi mediatik. S’është precedent vetëm më News24, por dhe me media tjetra dhe në vendet e Evropës juglindore”, tha ai. 

Lini një Përgjigje