TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2025, 16:28

Dy vatra aktive zjarri në Lukovë, flakët rrezikojnë banesat

Shkruar nga Pamfleti

Dy vatra aktive zjarri në Lukovë, flakët rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Lukovë, duke shkaktuar frikë dhe panik banorët. Njëra prej vatrave ndodhet poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes, në afërsi të zonës së banuar.

Sipas banorëve, terreni ku ka rënë zjarri është veçanërisht i rrezikshëm, për shkak të afërsisë me banesat dhe vështirësive për ndërhyrje.

Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të ndihmojnë në izolimin e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e flakëve.

Lini një Përgjigje