Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-prokurorin Aurel Zarka. Apeli ndryshe nga GJKKO kërkonte rikualifikimin e veprës penale si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Gjykata ka dërguar çështjen për rishqyrtim me trup tjetër gjykues. Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë i pandehuri.
Zarka bëri rekurs vendimin që i prishi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg në shkallë të parë duke kërkuar rëndim të veprës penale si grup i strukturuar kriminal, me argumentin se nuk mund t’ia rëndonte situatën penale.
Lini një Përgjigje