Gjykata e Posaçme ka rrëzuar qëndrimin e avokatëve të Sali Berishës, të cilët u shprehen se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Berisha duhej të njihej sot me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij, por seanca u shty për nesër.
Avokati Genc Gjokutaj tha se ata kanë bërë një padi penale ndaj gjyqtares për shpërdorim detyre dhe po ashtu kanë kërkuar përjashtimin e saj nga çështja.
“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt”, tha Gjokutaj.
Por Gjykata e Posaçme shprehet se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares.
“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”, tha zyra e shtypit në GJKKO.
Lini një Përgjigje