
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e GJKKO-së për të mos lejuar ish-kryeministrin për të marrë pjesë në seancat plenare.
Ai deklaroi se gjykata nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Berishën pa marrë urdhër nga kryeministri Rama, duke lënë të nënkuptohet se ajo drejtohet nga kryeministri. Ndër të tjera, Avokati i Berishës paralajmëroi se vendimin do ta ankimojë në Apelin e Posaçëm.
“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.
Lini një Përgjigje