TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 17:30

Gjendet çifti i dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna: Ish-vjehrri ka pasur konflikt me këtë familje

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet çifti i dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës,
Bleona Mata

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur një pistë tjetër kërkimesh.

Sipas dëshmive të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, në emisionin “Pa Gjurmë” në “Report TV”.

E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj. Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici”, u shpreh Bukurie Veizi.

Në një moment u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi i Vlorës, e cila dyshohej se mund të ishte Bleona Mata. Nëna e pa për herë të parë imazhin, por theksoi se tiparet nuk përputheshin plotësisht, ndonëse dyshimet e saj vijonin të mbeteshin tek e njëjta familje.

Gjendet çifti i dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës,
Bleona Mata- Foto e vajzës që dyshohet se ishte Bleona Mata

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje”, deklaroi ajo.

Po ashtu, emisioni “Pa Gjurmë” solli dëshmitë e gruas dhe të burrit që prej vitesh janë përmendur në këtë pistë hetimi, të cilët folën për herë të parë publikisht për çështjen Bleona Mata.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte zbardhja e misterit të një vogëlusheje që qante në familjen e çiftit nga Llakatundi. Pas verifikimeve, u konfirmua se ajo fëmijë nuk ishte Bleona Mata, por mbesa e familjes.

Lini një Përgjigje