
Fredi Beleri e ka humbur sërish betejën me drejtësinë. Prej më shumë se 6 muajsh ai po kërkon të betohet si kryetar bashkie i Himarës, por nuk ja ka dalë. Sot ai zhvilloi betejën e radhës, duke ankimuar një vendim të Drejtorisë së Burgjeve, e cila refuzoi t’i jepte leje të betohej si kryetar bashkie. Gjykata e refuzoi ankesën duke mos lejuar Belerin të betohet.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se GJKKO ishte “pushtuar” nga minoritarë greke, ambasadorja greke, militantët e PBDNJ dhe një numër i madh gazetarësh grekë. Madje, mediat greke e kanë transmetuar LIVE momentin kur u lajmërua vendimi i gjykatës, teksa gazetarët grekë raportonin me kërshëri. Përfaqësuesit e minoritetit grek që protestonin para gjykatës nxorën dhe një pankartë, duke mos lejuar mediat shqiptare të raportonin, por vetëm ato greke.
Ndërkohë në sallën e gjyqit kur u mor vendimi ata kanë shpërthyer në thirrje: “Turp”, Turp”, “Poshtë diktatura”.
Lini një Përgjigje