TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2024, 13:15

Gara për kryepolicët e qarqeve, Policia e Shtetit shpall listën e kandidatëve; emri që pritet të marrë drejtimin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kryepolicët e qarqeve, Policia e Shtetit shpall listën e
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve dhe pikët që ka marrë secili prej tyre në garën e hapur për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe.

Policia e Shtetit bën me dije se në bazë të vlerësimit të marrë do të bëhet dhe përzgjedhja e drejtuesve të rinj të polixisë në 12 qarqet e vendit.

Në garë hynë 38 kandidatë, ndërsa nuk u paraqitën në fazën e intervistës 3 konkurentë Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu.

Listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbullojë në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm.

Mësohet se Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë. Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi. 2 zv/drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti. Në vendet 11 dhe 12 renditen janë drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu. 

Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit. Zv/drejtori i Tiranës, Alket Shatro, dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari. I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës.

Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara, për arsye që mbeten të paqarta. Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar automatikisht nga gara.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh.

Gara për kryepolicët e qarqeve, Policia e Shtetit shpall listën e

policia e shtetit

Lini një Përgjigje