TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2024, 07:13

Ndahet nga jeta kryebashkiaku 'shqiptar' i Selanikut

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta kryebashkiaku 'shqiptar' i Selanikut
Janis Boutaris

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Selanikut, Janis Boutaris.

Ai ishte kryetari i 60-të i Bashkisë së Selanikut, duke mbajtur detyrën nga 1 janari 2011 deri më 31 gusht 2019, pasi kishte fituar dy zgjedhje radhazi komunale, ndërsa që nga viti 2018 kishte vendosur të mos kandidonte si kandidat në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Së fundmi Boutaris (Butari) kishte shfaqur probleme shëndetësore.


I lindur më 13 qershor 1942 në Selanik, ai ishte biznesmen, politikan, enolog dhe diplomuar në Kimi, ndërsa që nga janari ishte këshilltar bashkiak i Selanikut me fraksionin e Spyros Pegas.

Sipas medieve greke origjina e tij ishte vllahe, nga Krusheva në Maqedoninë e Veriut, dhe Voskopoja në Shqipëri. Megjithatë, vetë ai kishte pranuar disa herë origjinën e tij shqiptare.

Butaris mbahet mend si një politikan lokal që mbrojti dhe përkrahu shqiptarët, çka bëri që ai shpesh të binte pre e sulmeve nga ekstremistët grekë.

Lini një Përgjigje