TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2024, 19:15

Kreshnik Spahiu: Pas dështimit të protestave, PD do të jetë pjesë e komisionit “Xhafaj”

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Pas dështimit të protestave, PD do të jetë

Juristi Spahiu ka deklaruar se tashmë që Partia Demokratike ka dështuar me protestat dhe iu rikthye normalitetit në Parlament, sipas tij pritet të jetë pjesë e komisionit 'Xhafaj".

Ai thekson se si PD ashtu dhe PS, kanë synim të rivendosin kontakte me prokurorët, prandaj është shpikur ky mekanizëm si komisioni i posaçëm antikorrupsion.

Spahiu shprehet gjithashtu se tashmë SPAK dhe disa institucione të tjera janë më bashkëpunues me ndërkombëtarët sesa me ata shqiptarë.

“Kanë interes për të qenë pjesë e komisionit të kontaktit për frenat që mund të vendosin SPAK. Ka shumë që e konsiderojnë komisionin Xhafaj, mund të kemi një komision PD-PS. Nuk them që është komisioni anti SPAK. Tenton të vendosë kontakte me SPAK. Një nga veçoritë që përdorin amerikanët, është izolimi i prokurorëve. Qëllimi kryesor, nuk ka më tryeza ku marrin pjesë deputetë, prokurorë, ky është ngërçi i parë që ka PD dhe PS.

Kanë humbur lidhjet me prokuroritë. Pa kontakt nuk e josh dot, nuk e negocion dot. Hapi i parë është vendosja e urës. Pa kontakt nuk funksionojnë mënyrat për ta joshur. Po tentojnë të hedhin kulaçin, i thonë hajdeni të bashkëpunojmë, jemi kolegë duam t’ju ndihmojmë. Nëpërmjet bashkëpunimit i fusin në një ambient toksik dhe i fusin virusin. Prokurorët janë në një lloj karantine dhe i kanë nxjerrë jashtë kontrollit. Tashmë SPAK dhe disa institucione të tjera janë më bashkëpunues me partnerët ndërkombëtarë sesa me shqiptarë”, u shpreh juristi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje