TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2024, 18:01

Skandali te Onkologjiku, Gjykata e Lartë refuzon Apelin: Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta në një dosje me të akuzuarit!

Shkruar nga Pamfleti

Skandali te Onkologjiku, Gjykata e Lartë refuzon Apelin: Brikena Qirjazi

Gjykata e Lartë ka refuzuar Apelin për ish-zëvendësdrejtoreshën e Spitalit Onkologjik Brikena Qirjazi dhe specialisten Drilona Kishta. Të akuzuara për keqadministrimin e burimit të “Kobaltit”, ato do të vijojnë të hetohen në një dosje me mjekët dhe grupin e të akuzuarve se linin pa ilaçe dhe pa shërbim pacientët me tumor në shtet dhe i detyronin të shkonin në privat. 

Gjykata e Lartë vendosi të mos marrë në shqyrtim kërkesën e gjyqtarit të Posaçëm të Apelit, Florian Kalaja, për të interpretuar nëse në dosjen për “Onklologjikun” duhet të hetohet së bashku me të tjerët.

Në seancën e 17 shtatorit, gjyqtari Kalaja vendosi të ndryshonte pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik. Ai vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi. Ndërsa për farmacistin Florjan Marku ku dyshohet se shiteshin ilaçe spitalore për tumoret, ndryshoi masa nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Për babain e mjekut, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët pasi dyshohet se liheshin pa trajtim në shtet, Apeli i GJKKO hoqi masën e “detyrimit të paraqitjes”.

Edhe për ish-zëvendës drejtoreshën e spitaleve Brikena Qiriazi, Apeli hoqi masën dhe i tërhoqi vëmendjen SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës se nuk kanë kryer hetime të mjaftueshme për të provuar se burimi i Kobaltit është keqadministruar nga spitali, por Gjykata e Lartë me verdiktin e fundit vendosi të hetohen të gjithë në një dosje. Ndaj mjekëve të akuzuar në dosjen Onkologjiku ka nisur edhe një hetim pasuror.

Lini një Përgjigje