
Fushatat për të penguar njerëzit që vijnë në MB nuk janë të reja dhe çdo herë ato janë provuar të jenë një dështim i kushtueshëm
Një fushatë reklamuese, e financuar nga Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar, synon të pengojë shqiptarët të shkojnë ilegalisht në ishull.
Videot e përdorura në rrjetin e mediave sociale synojnë të ulin numrin e njerëzve që përmes Kanalit, me varka të vogla, synojnë Mbretërinë e Bashkuar.
Të titulluara “Tregime nga Britania”, ato përmbajnë rrëfime të refugjatëve shqiptarë që ankohen për koston e jetesës në Britani dhe paragjykimet me të cilat përballen. Ky projekt sensibilizues apo parandalues ka një kosto 3,75 milionë funtesh të financuar nga Ministria e Jashtme.
Megjithatë, një dokument i brendshëm i Ministrisë së Jashtme, i parë nga gazeta iNews , zbuloi se kishte "prova të kufizuara mbi efektivitetin" e asaj që e quajti "qasje komunikimi bindëse".
Skema, e cila filloi nën qeverinë e fundit konservatore, por vazhdoi me laburistët, promovon gjithashtu postime që nënvizojnë arsyet pozitive që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e tyre.
William Yarwood i Aleancës së Tatimpaguesve, tha se "tatimpaguesit do të jenë seriozisht të shqetësuar për të parë paratë e tyre të fituara me vështirësi duke u shpenzuar në një fushatë të fshehtë PR që e kundërshton Britaninë."

Daniel Sohege, i konsulencës për politikat e të drejtave të njeriut, tha se “fushatat për të penguar njerëzit që vijnë në MB nuk janë të reja dhe çdo herë ato janë provuar të jenë një dështim i kushtueshëm. Këto fushata shpërfillin realitetin se pse dhe si vijnë shqiptarët në MB. Ata ende përbëjnë një nga grupet më të mëdha që trafikohen në MB.”
Në një video, të parë, një emigrant paralajmëroi për "diskriminim", duke theksuar: " njerëzit nuk kanë një vlerësim shumë pozitiv për shqiptarët. Të jetosh në Angli është shumë e vështirë”.
Në një tjetër, një person godet me kostot e larta të jetesës.
“Kam ardhur këtu me vizë. Ka pasur shumë ndryshime, veçanërisht në 8 vitet e fundit për shkak të Brexit dhe disa ndryshime të tjera për shkak të pandemisë që kaluam. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë”, shprehet ai.
Fushata e mediave sociale drejtohet nga TAG International, një kompani konsulence me qendër në Ëestminster.
Një zëdhënës i qeverisë tha se “kjo llogari nuk drejtohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe pikëpamjet që ajo promovon janë nga individë nga diaspora shqiptare dhe ata që janë kthyer në Shqipëri. Trajtimi i migracionit të parregullt dhe mbrojtja e kufijve të Britanisë është një prioritet për këtë qeveri”. /Përshtati Pamfleti nga Indipendent/
Lini një Përgjigje