TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2025, 21:38

"Prokuroria është ende në fazën e dyshimeve", avokati: Masa e GJKKO-së ndaj Veliajt është e tepërt

Shkruar nga Pamfleti

"Prokuroria është ende në fazën e dyshimeve",

Avokati Gentjan Romano e ka cilësuar masën ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si të ashpër dhe të bazuar më shumë në teori sesa në rrethana konkrete.

Sipas tij, prokuroria ka siguruar të dhëna që mund të sugjerojnë korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, por vlerësimi i gjykatës duhej të ishte më i bazuar në prova konkrete.

“Nuk kemi të pandehur, por një person në hetim. Vendimi që merret në këtë fazë nuk është përfundimtar, por është një vlerësim i kushteve nëse Veliaj duhet të qëndrojë në burg ose të ndiqet në gjendje të lirë. Nëse i referohemi hetimeve në zhvillim, unë kam theksuar se Veliaj nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjykata ka konsideruar një qasje teorike mbi kushtet e parashikuara nga ligji, por de facto këto kushte nuk plotësohen, pasi edhe vetë prokuroria është ende në fazën e dyshimit për ekzistencën e një vepre penale”, tha Romano.

Avokati u shpreh gjithashtu se Veliaj nuk paraqet asnjë lloj rrezikshmëri që të justifikojë një masë të tillë.

“Për mendimin tim, mund të ishte vendosur një masë më e butë ose madje edhe hetimi pa asnjë masë sigurie. Duke marrë parasysh funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe angazhimet e tij publike, ai nuk paraqet rrezikshmëri. Si figurë publike dhe e emëruar, nuk i përket kategorisë së individëve që mund të konsiderohen të rrezikshëm, ndaj masa e dhënë është e tepruar”, u shpreh avokati për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje