
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ajo shprehet se tensioni me Veliajt dhe prokurorit Ols Dado ka qenë shumë i lartë, pasi kryebashkiaku e ka konsideruar prokurorin si lunatik dhe e ka akuzuar se i ka përndjekur bashkëshorten Ajola Xoxe gjatë hetimeve.
“Ata u përballën në SPAK dhe ka pasur një seancë të marrjes në pyetje shumë të tensionuar. Kanë shkuar deri në përplasje personale me njëri-tjetrin sepse Veliaj fillonte me etiketimet e tij dhe prokurori duke tentuar të jetë i kujdesshëm dhe t’i përmbahet pyetjeve, në këtë aspekt duke se situata mes tyre ishte e agravuar. Veliaj nuk ka të njëjtin qëndrim si për zotit Dado ashtu edhe për Dumanin. Edhe në seancën e komunikimit të masë së sigurisë përplasjet kanë qenë shumë të forta. Zoti Dado ka ndërhyrë disa herë sepse Veliaj e konsideronte si lunatik dhe se i kishte përndjekur bashkëshorten me hetimet e tij.
Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, Veliaj ka folur shumë gjatë dhe në gjykatë ka pasur tension”, tha Lala për “News 24”.
Lini një Përgjigje