TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2025, 12:03

“Do t’jua pi gjakun k*rva”/ U shkarkua pasi plagosi shefin e Financës, fjalori banal që përdorte ish drejtoresha e spitalit të Dibrës

Shkruar nga Pamfleti
“Do t’jua pi gjakun k*rva”/  U shkarkua pasi plagosi shefin e
Irini Shehu

Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua nga detyra pasi dhunoi ekonomistin.

Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta  shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash.

Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.

Si ndodhi ngjarja?

Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura. 

irini shehu

Lini një Përgjigje