TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2025, 07:38

Përplasja Dumani-Hoxha, gazetari: Policia bëri grusht shteti kundër SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Dumani-Hoxha, gazetari: Policia bëri grusht shteti
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për përplasjen SPAK-Polici, teksa thotë se kjo e fundit i bëri grusht shteti institucioneve të drejtësisë.

'Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzuar të marrë masa për sigurinë e perimetrit nga protestuesit pro Erjon Veliajt është baraz me një grusht shteti me qëllim për të mbajtur me zor pushtetin.

Është një ngjarje e provokuar dhe suportuar nga KM që ndërseu qentë kundër SPAK një ditë më parë.

Është e barabartë me moszbatimin e urdhërave të arrestit për vrasësit e 4 protestuesve më 21 janar 2011 - pra e barabartë me rënien e shtetit.

Tregoi së në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë vendosur qenie njerëzore pa asnjë burrëri e standart profesional, të cilët sapo kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Nga sot, në raste të ngjashme GJKKO apo SPAK duhet thjeshtë ti bëjë një telefon popullit.', thotë gazetari.

Përplasja Dumani-Hoxha, gazetari: Policia bëri grusht shteti

Lini një Përgjigje