TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2023, 21:03

“Ftesa nuk kishte numër vendi”, Ngjela tregon pse bojkotoi ceremoninë në nder të Klinton: Kujtova se do më linin në këmbë

Shkruar nga Pamfleti

“Ftesa nuk kishte numër vendi”, Ngjela tregon pse bojkotoi

Avokati Spartak Ngjela tregoi arsyen se përse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit të 42 të SHBA-ve, Bill Clinton.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News 24”, ai tha se e mori ftesën, por kur pa se nuk i kishin caktuar vend, anuloi pjesëmarrjen e tij.

Më ftuan po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin atje. Ajo në këmbë nuk më interesonte, do thonin ja si e kanë katandisur”, tha Ngjela.

ngjela klinton ftesa

Lini një Përgjigje