
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se serbët në Kosovë, s’mund të kenë më shumë të drejta se grekët në Shqipëri.
Ai kujtoi problemet e vazhdueshme që ka vendi ynë me shtetin fqinj.
“Ka dy probleme Shqipëria me Greqinë. E para ka ligjin e luftës, e para është akoma në luftë e deklaruar me Shqipërinë dhe nuk ka mbyllur ndarjen kufitare. Greqia ka ende pretendim territorial në Shqipëri për ndarjen e detit. Çdo ditë i bën presion Shqipërisë për këtë çështje”, u shpreh Spahiu në “Euronews Albania”.
Kreshnik Spahiu tha më tej se Bill Klinton nuk e shet Kosovën për para. Për të disatën herë, ai insistoi se shteti i Kosovës është si një fëmijë për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një gjë është e qartë, Bill Klinton nuk kishte ardhur për t’i bërë reklamë Edi Ramës sepse në fjalimin e tij nuk i bëri asnjë kompliment nga ato të zakonshmit që kemi parë që t’ia bëjë Scholz, Macron, gjithë kryeministrat apo presidentët e Europës. Bill Klinton ishte shumë i kujdesshëm. Kishte një objektiv tjetër në vizitën e tij, një mesazh për zgjidhjen e krizës në Kosovë.
“Klinton nuk shitet dhe blihet me para sepse i bie të pështyjë në veprën dhe krijesën e vet. Kosova është bebi i Bill Klintonit, është fëmijë, e ka krijuar, jo si komb se për ne juristët ka shumë dallim, të jesh popull, të jesh komb dhe të jesh shtet”, u shpreh Spahiu.
Lini një Përgjigje