
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Bill Klinton nuk e shet Kosovën për para. Për të disatën herë, ai insistoi se shteti i Kosovës është si një fëmijë për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai hodhi poshtë idenë se Klinton Kishte ardhur për t’i bërë reklamë kryeministrit Rama, por për të dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.
“Një gjë është e qartë, Bill Klinton nuk kishte ardhur për t’i bërë reklamë Edi Ramës sepse në fjalimin e tij nuk i bëri asnjë kompliment nga ato të zakonshmit që kemi parë që t’ia bëjë Scholz, Macron, gjithë kryeministrat apo presidentët e Evropës. Bill Klinton ishte shumë i kujdesshëm. Kishte një objektiv tjetër në vizitën e tij, një mesazh për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Klinton nuk shitet dhe blihet me para sepse i bie të pështyjë në veprën dhe krijesën e vet. Kosova është bebi i Bill Klintonit, është fëmijë, e ka krijuar, jo si komb se për ne juristët ka shumë dallim, të jesh popull, të jesh komb dhe të jesh shtet”, u shpreh Spahiu.
Lini një Përgjigje