TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2023, 20:38

“Të japin dorëheqjen”, Ngjela për emërimin e 4 të afërmve të Felajt në Prokurori: Nuk lejohet familjariteti në sistemin ligjor

Shkruar nga Pamfleti

“Të japin dorëheqjen”, Ngjela për emërimin e 4

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar emërimin Prokurori të 4 familjarëve të deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, tha se ata duhet të japin dorëheqjen.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News24”, Ngjela tha se në sistemin gjyqësor nuk lejohet familjariteti, pasi kjo lë hapësira për të goditur kundërshtarët politik.

“Ka vetëm një zgjidhje. Ata duhet të japin dorëheqjen ose të pushohen. Nuk lejohet familjariteti në sistemin ligjor. Nuk lejohet në Prokurori apo Gjykata fisi, sepse është goditje penale dhe më këtë mund të godasësh të gjithë armiqtë politikë. Duhet të japin dorëheqjen që të shpëtojnë, në të kundërt do nisë hetimi se çfarë kanë bërë me çështjet penale. Këshilla ime është të japë dorëheqjen”, u shpreh Ngjela.

ngjela felaj familjarët

Lini një Përgjigje