TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 16:02

Fredi Beleri dhe Jorgo Goro në burg, eksperti zbulon çfarë parashikon ligji për situatën në Bashkinë e Himarës

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri dhe Jorgo Goro në burg, eksperti zbulon çfarë

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume komentoi situatën në Bashkinë e Himarës, ku Fredi Beleri dhe Jorgo Goro tashmë ndodhen të dy në burg.

Kume tregoi procedurat ligjore që do të vijojnë, pas asaj që ka ndodhur në Bashkinë e Himarës.

“Nuk ka precedent të mëparshëm për situatën e Bashkisë Himarë. Sesi mund të procedohet pas kësaj, këtë e ka të përcaktuar legjislacioni ynë. Mandati i atij që ushtron detyrën hiqet kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore, gjë që detyron këshillin bashkiak të mblidhet e të vendosë për situatën. Ne nuk kemi asnjërin të dënuar me vendim përfundimtar, as Fredi Belerin dhe as Jorgo Goron. Mund të ndodhë që edhe nënkryetarët të bëhen kryetarë derisa të zgjidhet ngërçi i zotit Beleri. Duhet të shpallet fajtor me vendim përfundimtar Beleri që të vazhdojë më tej procesi. Nëse ndërpritet mandati i Belerit, mund të zgjidhet kryebashkiak edhe një anëtar bashkiak, e parashikon ligji edhe këtë”, u shpreh Kume në News 24.

fredi beleri jorgo goro burg eksperti bashkia e himares

Lini një Përgjigje